Greta dhe Eni Koçi janë padyshim ndër motrat më të famshme në estradën shqiptare.
Të dyja këngëtare shumë të suksesshme me dhjetra hite dhe bashkëpunime të qëlluara, që u pritën mirë e u pëlqyen shumë nga publiku, shkruan “Kosovarja”.
Eni gjithashtu është e fejuara e këngëtarit të mirënjohur, Genc Prelvukaj, ndërsa Greta ende nuk e ka bërë publik statusin e saj.
Motrat së fundi kanë marrë vëmendje me pozat e tyre në rrjete sociale, ku shfaqen krah njëra-tjetrës.
Njëra brune e tjera bjondinë, ato thjesht shkëlqejnë me veshje sportive, duke fokusuar kështu linjat perfekte trupore.
“Votoni: Bjonde Vs Brune 🤪” ka shkruar Eni në postin e fundit.
Cila më e bukur, i ndani dot? /Kosovarja/