fbpx

“Të kemi 1 në 1 trilion”, Vesa i bën dedikimin romantik Big Bastës për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

1 korriku ka arritur në Zelandë të Re dhe Vesa Luma ka ditë feste sot.

Big Basta, muzikanti i njohur nga Shqipëria feston sot ditëlindjen e 35-të dhe në rrjete sociale nuk ka munguar urimi i gruas së tij, Vesës, shkruan “Kosovarja”.

“1 Korrik-data kur lindi shpirti im binjak @bigbastazone ❤️ Unë dhe Liani jemi me fat që të kemi! Të kemi 1 në 1 trilion :)! Të kom zemër e shpirt! Të dua shumë. Uroj me shpirt të festojmë bashkë edhe mijëra të tjera të lumtura! Kudo me ty.” ka qenë dedikimi romantik i këngëtares kosovare për bashkëshortin e saj.

https://www.instagram.com/p/CQv1_qDp74s/

Dyshja ka kohë prej kur janë shpërngulur për të jetuar në Zelandë të Re, ku kanë krijuar tashmë edhe familjen e tyre të vogël, me djalin Liamin.

Gjatë kësaj periudhe ata janë shkëputur nga muzika dhe realizimi i projketeve të reja në këtë fushë, por që të dy kanë thënë se shpejt do të kthehen tek fansat e tyre me prurje të reja. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]