fbpx

Buci gëzon pushimet e para si baba, ndan imazhe me të birin

nga Revista Kosovarja

Ylli Dervishi, i njohur për publikun me nofkën Buci, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, prindërimin. Pak kohë më parë u bë baba për herë të parë, duke mirëpritur në jetë një djalë të quajtur Elio.

Së fundmi, Buci ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente të veçanta nga pushimet e para që po i kalon në shoqërinë e të birit, shkruan “Kosovarja”.

Në imazhet e publikuara shfaqet i qeshur dhe i lumtur pranë vogëlushit Elio, ndërsa shijojnë ditët e para të relaksit pranë detit.
Ky është një kapitull i ri në jetën e Bucit, i cili përmes këtyre postimeve tregon se përveç angazhimeve në karrierë, tashmë prioritet ka familjen dhe momentet e çmuara me djalin e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]