fbpx

Bufi: Me këto rritje çmimesh, zgjidhja e vetme për mu ngushtimi i lukthit

nga Revista Kosovarja

Kosova po përballet me ngritje të çmimeve tek produktet ushqimore. Kjo ngritje e çmimeve ka zgjuar shqetësim të madh tek qytetarët e Kosovës.

Lidhur me situatën e krijuar, edhe fytyrat publike kanë reaguar duke kërkuar që të merren edhe masa.

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu, edhe kësaj radhe erdhi me një batutë për ngritjen e çmimeve, ku sipas tij në këtë situatë që gjendemi opsioni i vetëm është që ta ngushtojë lukthin.

“Me këto rritje cmimesh, zgjidhja e vetme për mu mbetet ngushtimi i lukthit. A për sa i përket krejt juve që thojshit që kerri 1.6 është seri e dështume, plasni tash, hyhyhy.”, shkroi aktori në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]