Si e ruan aktorja meksikane bukurinë e përjetshme në moshën 58-vjeçare
Salma Hayek ndau së fundmi sekretet e vogla të rutinës së saj të bukurisë me revistën Vogue, dhe videoja që u shfaq fillimisht në YouTube bëri bujë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga e gjithë bota.
Përveç zbulimit të një truku të zgjuar për të fshehur flokët gri, që përfshin përdorimin e rimelit, Salma Hayek ndau edhe disa këshilla që i mësoi nga gjyshja e saj.
Ajo tregoi gjithashtu se si përballet me hiperpigmentimin, veçanërisht në qepalla, të cilin e pranon si pjesë të plakjes, por edhe si “hije natyrale të syrit”.
Në vend të mbushësve, thotë ajo, përdor grim për të arritur efektin e një lëkure më të tendosur.
“Duhet ta ndryshosh rutinën e grimit ndërsa plakesh. Ndoshta ajo që funksiononte më parë nuk funksionon tani. Kjo është arsyeja pse është mirë të jesh aventureske, krijuese dhe të përpiqesh të argëtohesh ndërsa e bën këtë,” thotë Hayek, e cila e mësoi këtë mësim nga gjyshja e saj.
“Isha shumë me fat që kisha një gjyshe të fiksuar pas bukurisë dhe që dinte të gjitha llojet e trukeve.”
Videoja me truket dhe rutinën e përditshme të aktores së famshme shkaktoi shumë komente dhe reagime pozitive.
“Është sikur ka vënë gjithçka që kishte, e ka përzier dhe prapë duket perfekte”, “Është e pabesueshme sa e bukur është”, “Bukuri mahnitëse”, “Ja si duket bukuria e përjetshme” – janë vetëm disa nga komentet.
Si kujtesë, Hayek ka zbuluar më parë se bukuria e saj në moshën 58 vjeç nuk është ekskluzivisht rezultat i natyrës. Ajo pranoi se iu nënshtrua një procedure estetike për përtëritje.
Bëhet fjalë për një trajtim me ultratinguj që ngre lëkurën dhe rrit prodhimin e kolagjenit.