Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Burgim i përjetshëm për djalin që vrau babanë në Durrës

nga Revista Kosovarja

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i shpallur fajtor për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Metës, në një ngjarje që ndodhi më 10 shkurt 2024 në Shënavlash të Durrësit.

Mbi artikull

Sipas hetimeve, Hysen Meta qëlloi me armë zjarri për vdekje babanë e tij pas një konflikti familjar dhe më pas, me ndihmën e të afërmve, fshehu kufomën në një stallë pranë banesës, raporton Euronews.al.

Në të njëjtën çështje, Gjykata ka dënuar edhe Hygerta Metën me tetë vjet burg, e shpallur e pafajshme për vrasje, por fajtore për ndihmë pas krimit, Amarildo Metën me pesë vjet burg si dhe Blerina Metën, nënën e tyre, me tre vjet burg.

Mbrojtja kërkoi lehtësim të dënimeve dhe ndryshim të kualifikimit ligjor, por gjykata i rrëzoi këto kërkesa, duke konfirmuar vrasjen si “vrasje të qëllimshme për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]