Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, kjo është e reja e fundit nga Efi

nga Revista Kosovarja

Efi Dhedhes shqetësoi jo pak ndjekësit e saj me një postim nga spitali.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 u shfaq e shtrirë në shtrat me veshjen karakteristike të pacientëve dhe mbishkrimin “Mirëmëngjes edhe kështu”, duke lënë të kuptohej se po i nënshtrohej një ndërhyrjeje.

Pak orë më vonë, Efi ndau një tjetër foto, këtë herë me një buzëqeshje të lehtë dhe shenjën e paqes, ku shkruante “Me sukses”, duke qetësuar menjëherë fansat e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Nuk dihet ende për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë, por mesazhet e mbështetjes dhe urimet për shërim të shpejtë nuk munguan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]