fbpx

Burimi i CNN: Irani i dha Katarit njoftim paraprak për lëshimin e raketave drejt bazës amerikane

nga Revista Kosovarja

Zyrtarët iranianë i dhanë Katarit njoftim paraprak për një sulm përpara se të lëshonin raketa drejt një baze ushtarake amerikane në vend, sipas një burimi të njohur me çështjen, shkruan CNN.

Koordinimi kishte për qëllim minimizimin e viktimave, sipas burimit.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se nuk janë në dijeni të ndonjë plagosjeje ose vdekjeje në sulmin e raportuar në Bazën Ajrore Al Udeid.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha të hënën se mbrojtja e saj ajrore ka kapur një sulm raketor iranian në bazën ajrore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]