fbpx

Burri në Pejë rrihet nga gruaja, kërkon ndihmën e policisë

nga Revista Kosovarja

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar për dhunë bashkëshorten e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në disa raste, pas konflikteve verbale mes tyre.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Gruaja e dyshuar, gjatë intervistimit, e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]