fbpx

Burri nga Nepali ngjitet në Everest për herën e 25-të

nga Revista Kosovarja

Alpinisti Kami Rita u ngjit në malin Everest për herë të 25-të të premten, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm për ngjitje në majën më të lartë në botë.

Kami Rita u ngjit për herë të parë në Everest në vitin 1994 si pjesë e një ekspedite dhe që atëherë është ngjitur pothuajse çdo vit, shkruan DW, transmeton Klan Kosova.

Kami u ngjit të premtën me një ekipi prej 12 personash që rregullonte litarët deri në majë, sipas pritshmërive Kami pritet që nga qindra alpinistë që të arrijnë në majë në javët e ardhshme.

Rekordin e fundit alpinisti donte ta bënte në vitin 2020, për ditëlindjen e tij të 50-të, por u parandalua nga pandemia COVID-19.

“Qëllimi im ishte të festoja ditëlindjen time të pesëdhjetë duke u ngjitur për herë të 25-të në të 50-at, por për shkak të COVID-19 nuk ishte e mundur. Kështu që unë e bëra ëndrrën time të vërtetë këtë vit”, tha ai.

Kami njihet edhe për ngjitje tjera pos Everestit, duke përfshirë edhe majën e dytë më të lartë në botë – K2 në Pakistan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]