Dhuna në familje është bërë dukur shqetësuese në Kosovë.
Një rasti i tillë ka ndodhur të shtunën në Suharekë.
Policia njofton se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nënës së saj.
“Në vendim e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore e cila ishte e dëmtuar”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./Indeksonline