fbpx

Burri rreh gruan në Belsh, 32-vjeçarja hidhet nga dritarja

nga Revista Kosovarja

Një 35-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës.

Policia thotë se e lënduara është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës.

Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]