fbpx

Burri tenton të mbysë gruan në shatërvan, futen kalimtarët për ta ndaluar dhe përfundojnë në grushta

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një shatërvan publik në Valencia të Spanjës, ku një burrë ka tentuar të mbysë partneren e tij.

Në fillim, çifti hyri në shatërvan për t’u freskuar dhe një kalimtar iu ofrua t’i fotografonte, por ai i mori celularin dhe u zhduk duke ia vjedhur 52-vjeçarit. Si pasojë, burri fajin ia hodhi partneres dhe e kapi prej flokësh. Ai tentoi ta mbysë  duke i futur kokën në ujë.

Menjëherë, disa kalimtarë janë afruar për ta qetësuar burrin dhe i kërkonin ta linin. Madje, njëri prej tyre e ka goditur që ta lëshonte. Pas disa minutash, ai largohet nga gruaja, e cila ishte në gjendje tepër të rënduar

https://www.youtube.com/watch?v=nOU-bitRSb4&t=18s

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]