Butrint Imeri dhe modelja Alba Vukaj po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut, jo vetëm për bashkëpunimin e tyre artistik, por edhe për afërsinë që po shfaqin në rrjete sociale.
Së fundmi, këngëtari ka ndarë një postim që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje më të ngushtë. Në një foto të publikuar në “story”, Butrinti shihet në shoqërinë e Albes, ndërsa e quan “E bukura dhe Bisha”, një referencë romantike dhe simbolike që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Kujtojmë se Butrinti dhe Alba kanë bashkëpunuar së fundmi në një projekt muzikor, ku modelja luan rolin kryesor në videoklipin e këngës të artistit, shkruan “Kosovarjja”.
Mbetet për t’u parë nëse kjo miqësi do të marrë një tjetër drejtim, por një gjë është e sigurt se Butrinti dhe Alba po i bëjnë ndjekësit të flasin.