fbpx

Byrek i ëmbël me krem qumështi

nga Revista Kosovarja

Përbërësit: 3 gota miell gruri, 4-5 gota qumësht, 3-4 lugë gjelle niseshte, 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 2-3 lugë gjelle sheqer.

Përgatitja: Fillimisht përgatisim brumin njësoj siç veprojmë për byrekun e zakonshëm. Hapim më pas petët dhe i vendosim të piqen në furrë, duke lenë 2-3 petë mënjanë të papjekura. Petët e papjekura i shtrojmë si bazë në një tavë të lyer me pak gjalpë. Më pas vendosim petët e pjekura duke i thërrmuar dhe duke i spërkatur me gjalpë.

Në një tas rrahim vezët me qumështin, niseshten, gjalpin dhe sheqerin. E përziejmë mirë derisa niseshteja të tretet dhe e vendosim në zjarr duke e përzier pa ndërprerje derisa kremi të trashet. Më pas e lemë të ftohet dhe e hedhim sipër petëve. Mund t’a mbulojmë me një petë të papjekur dhe më pas e vendosim në furrë të parangohur të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]