Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Caktohen 949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Mbi artikull

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 949.

Nga ky numër i përgjithshëm, 911 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, vetëm për votimin me kusht.

Gjithashtu, KQZ mori vendim për miratimin e listës së 38 Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), në të cilat do të zhvillohen aktivitet pas ditës së zgjedhjeve për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]