fbpx

Caktohet marzha tregtare në produktet e naftës, MINT ka një paralajmërim

nga Revista Kosovarja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore të produkteve të naftës me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror.

Pas konstatimit, MINT mbrëmë ka njoftuar se ka vendosur ta bëjë rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë të produkteve të naftës, të jetë 2 euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë, 12 euro centë për litër.

Vendimi hyn sot në fuqi dhe do të vlejë për 30 ditë, ndërsa zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]