fbpx

Caktohet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

nga Revista Kosovarja

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, është caktuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska”, kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024, për shkak të veprës penale Kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, me datë 09 qershor 2025 në ora 09.30.

Duke pasur parasysh numrin e madh të mediave dhe monitoruesve të interesuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore, ju kujtojmë se është e nevojshme që pjesëmarrja në seancë gjyqësore të bëhet me një kërkesë paraprake. Për njoftimin tuaj kjo masë është administrative dhe organizative dhe nuk përbën kufizim të të drejtës për qasje publike, po ashtu nuk ka për qëllim të kufizojë transparencën, por synon ta bëjë këtë qasje më efikase, të organizojë dhe mundësojë një pjesëmarrje të drejtë dhe të menaxhueshme për koordinim institucional dhe sigurim të rendit në objekt të gjykatës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]