fbpx

Callum feston ditëlindjen, Dua ka një urim të veçantë për të

nga Revista Kosovarja

I dashuri i Dua Lipës, Callum Turner, sot feston ditëlindjen.

Aktori ka mbushur 35 vjeç.

Në ditën e tij të veçantë s’ka se si të mungojë edhe urimi i Dua Lipës, këngëtares shqiptare me famë botërore.

“Urime ditëlindjen personi im i preferuar në të gjithë botën”, shkroi Dua.

Urimit ajo është i bashkëngjiti dy fotografi simpatike në krahët e të dashurit.

Dua dhe Callum ka kohë që janë bashkë, me aludimet që pretendojnë se ky i fundit edhe i ka propozuar martesë yllit botëror.

Në shumë fotografi, Dua është shfaqur me një unazë të madhe në gishtin ku vendoset unaza e fejesës, por që akoma nuk ka bërë një njoftim zyrtar për këtë gjë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]