Capital T është nga reperët që ka arritur që jetën private ta mbajë gjithmonë të mbyllur për publikun.
Ai përflitet prej kohësh për një lidhje dashurie me Adrola Dushin, lidhje e cila nuk u konfirmua asnjëherë.
Por ditën e djeshme një intervistë për emisionin Radar, artisti ka pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie, e cila për të është “më e bukura në botë”.
Një lidhje e ngrohtë dhe e përzemërt, siç e ka përshkruar ai, ka bërë që ai të ndihet i bekuar dhe i kënaqur.
Nga fjalët e tij ndjehet dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç ka thënë ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.
Pikërisht pamje të reklamës së këtij koncerti pak orë pas deklaratës së reperit, ka ndarë Adrola Dushi “e dyshuara kryesore” si vajza për të cilën foli Trimi.
Modelja e njohur ka ndarë disa pamje nga Prishtina aty ku tregon posterin reklamues të koncertit të Capital T.