fbpx

Capital T ndanë me fansat surprizën e madhe

nga Revista Kosovarja

Nuk kaloi shumë kohë që kur Capital T publikoi albumin e tij të 5-të “Heart Broken Kids”.

Albumi i cili u publikua në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, u pëlqye jashtëzakonisht nga ndjekësit e tij.

Por, Capital T nuk e ka ndër mend të ndalet me kaq!

Artisti i është përveshur punës për publikimin e albumit të tij të 6-të në karrierë.

Këtë e la të nënkuptohej përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në të cilin shkroi: “Albumi numër gjashtë rrugës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]