fbpx

Capital T reagon pas incidentit në Beograd: “Armiku kurrë s’bëhet as mik e as vëlla”

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur Capital T ka reaguar pas publikimit të videos shqetësuese nga gazetari Blendi Fevziu, ku tregohej se një grup qytetarësh shqiptarë ishin mbajtur të ngujuar për më shumë se një orë në një autobus në aeroportin e Beogradit, ndërsa prisnin kthimin drejt Tiranës.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Përmes një InstaStory në profilin e tij në Instagram, Capital T shprehu indinjatën e tij me fjalët:

“Sa herë duhet me u djegë, sa plagë duhet me hapë, që me kuptu se armiku, sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik, e as vëlla.”

Fjalët e reperit kanë prekur ndjekësit dhe janë shpërndarë gjerësisht, duke reflektuar jo vetëm shqetësimin e tij personal, por edhe ndjenjën kolektive të zhgënjimit që ndjejnë shumë shqiptarë pas këtij trajtimi të padenjë ndaj bashkëkombasve të tyre.

Ky reagim i Capital T vjen si një thirrje për vetëdije dhe unitet, duke dënuar hapur sjelljen çnjerëzore dhe diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]