Disa kohë më parë Capital T zbuloi se kishte hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë, kësaj here disi larg muzikës, duke provuar kështu kinemanë. Reperi bëri me dije se do të ishte pjesë e një filmi me cast dhe produksion ndërkombëtar, si aktor, ndërsa nuk zbuloi shumë detaje.
Megjithatë tani, premiera e filmit ku Kapo është pjesë është më afër se kurrë dhe ashtu sic reperi zbulon, projekti kinematografik do të shfaqet për herë të parë në kinema nesër, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë.
Këtë Capital-i e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku thotë se shpreson që debutimi i tij në ekranin e madh t’i pëlqejë publikut, teksa shpreh mirënjohjën e tij për ekipin prodhues, ku është edhe producenti shqiptar Besnik Krapi, ndërsa po ashtu zbulon një detaj të vogël, që ky nuk do të jetë i fundit film për të.
Ndërkohë, sic shihet edhe në trailer-in e filmit, “Jericho Ridge” është një thriller mbijetes, me mjaft skena aksion dhe dramë, ndërsa ka në kast aktorë si: Nikki Amuka Bird, Michael Socha, Zack Morris dhe sigurisht Trim Ademi. Përvec pjesëmarrjes së reperit shqiptar në film dhe produksionit që është pjesërish shqiptar, e vecanta tjetër e projektit është se është xhiruar në malet e Kosovës, ku ekipi i filmit “krijoi” një qytet të vogël amerikan, vetëm për këtë projekt.