fbpx

Cardi B për konfliktin Rusi-Ukrainë: Nëse them atë që mendoj mund të më vrasin

nga Revista Kosovarja

Reperja amerikane Cardi B ka dhënë së fundmi opinionin e saj për konfliktin Rusi-Ukrainë.

29-vjeçarja tha se liderët botërorë nuk duhet të fokusohen te lufta dhe shtoi se nuk është as në anën e “NATOs” e as të Rusisë.

“Në fakt dua të them shumë gjëra por do të shikoj punën time pasi besoj se me një platformë aq të madhe sa e imja nëse nuk them gjërat e duhura, mund të më vrasin”, nis Cardi B videon e shpërndarë në Twitter.

“Nuk jam në anën e NATO,” vazhdon ajo. “Nuk jam as në anën e Rusisë, jam në fakt në anën e qytetarëve sepse në fund të fundit jemi duke kaluar një krizë”.

Cardi B shpjegonte më pas në video pikëpamjet e saj në krizën Rusi-Ukrainë, kur u pyet nga një përdorues.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]