Cardi B zbuloi për herë të parë emrin e fëmijës së saj të tretë me Offset, teksa e akuzoi reperin se nuk është prezent në jetën e fëmijëve.
“Offset e ka parë Blossom-in vetëm pesë herë,” tha Cardi të premten gjatë një bisede në “X Space”, duke përmendur për herë të parë emrin e vajzës së vogël ndërsa kritikonte ish-bashkëshortin e saj.
Ajo vazhdoi: “Unë kam tentuar të të ruaj imazhin… I kam thënë që mund të shohësh fëmijët në shtëpinë time. Dua që vajza ime të ndjejë dashurinë e babait të saj. Ai nuk i ka parë fëmijët që nga marsi.”
Cardi shtoi se Offset ka të drejtë t’i takojë fëmijët kur të dojë, por “i ka lënë në baltë” tre herë.
Cardi dhe Offset kanë edhe dy fëmijë të tjerë: vajzën Kulture, 6 vjeç, dhe djalin Wave, 3 vjeç, të lindur përkatësisht në vitet 2018 dhe 2021.
Çifti është martuar në shtator 2017 dhe kanë kaluar nëpër shumë ndarje dhe pajtime.
Më së fundmi, Cardi ka paraqitur kërkesë për divorc në korrik dhe ka konfirmuar shtatzëninë ditën pasuese. Në gusht, ajo ndau foto nga një set me barkun e rrumbullakosur dhe tha se foshnja i kishte dhënë “forcë të re”.
Ajo shkroi: “Është më e lehtë të dorëzohesh përballë vështirësive të jetës, por ti, vëllai dhe motra jote më keni treguar pse ia vlen të qëndrosh e fortë.”
Offset gjithashtu ka tre fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme: Jordan, 14 vjeç, Kody, 9 vjeç, dhe Kalea, gjithashtu 9 vjeç.
Në prill të vitit 2022, ai lavdëroi Cardi-n për mënyrën se si i trajtonte fëmijët e tij si të ishin të sajët.