Brendi i çizmeve Caterina Firenze është i njohur për cilësinë që e karakterizon dhe modelet e veçanta të produkteve.
Brendi, i cili ekziston që nga viti 2008, ka marrë emrin sipas vajzës së titullarit, Caterina, e cila ka lindit në Firenze.
Produktet prodhohen në qytetin e Beratit, janë 100 % lëkurë, ndërkohë që krijohen sipas idesë dhe dizajnit italian. Çizmet janë vetëm për femra dhe ofrojnë komoditet të përsosur.
Modelet e prodhimeve të Caterina Firenze, janë këpucë klasike për përditë dhe kanë si karakteristikë punimin e lëkurës me dorë.
Rrjeti i shitjes është në të gjithë botën nëpërmjet panaireve ndërkombëtare, si ai i Micam dhe Expo diva shoes Riva.
Në Caterina Firenze janë në kërkim të vazhdueshëm të modeleve të fundit që tregu ndërkombëtar ofron.