Sam Cleasby tregon se e dashuron faktin që është nënë dhe i kujton shumë gjëra për fëmijërinë e saj.
Sidoqoftë, kur ajo shikon dhomën dhe i sheh fëmijët e vet, ajo mendon për të gjitha këshillat që ajo do të dëshironte që ata t’i dëgjonin.
Ajo thotë se nëse ndokush në shtëpi do ta dëgjonte, ajo do t’ia thoshte këto këshilla të mëposhtme.
Sillu mirë
Nuk është nevoja të shfaqni shenja force apo “mashkullore”, pasi që nuk kanë shumë rëndësi. Megjithatë, vetëm duke e ndjekur rregullin e të qenit i mirë, nuk do të merrni rrugën e gabuar në jetë.
Hapni dyert për tjerët, silluni mirë, shfaqni zemërgjerësi dhe respekt. Mos i poshtëroni, lëndoni apo ndiqni tjerët.