Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryeministri Kurti shpalos detajet pas takimit në Bruksel

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shkruan Insajderi.

Mbi artikull

Kurti ka sqaruar se ka zhvilluar takim bilaterale dhe jo trelateral, sepse pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë.

Tutje, kryeministri Kurti foli për rrjedhën e takimeve që para katër muajsh e deri më tani, kur, siç u shpreh ai, sot u konfirmua që kemi marrëveshje , por nuk patëm takim, teksa kritikoi sjelljen joserioze të presidentit Vuçiq.

“Unë kam ardhur për t’u takuar për t’u marrë vesh që të kemi dakordësime e të ecim përpara”, tha kryeministri Kurti, derisa shtoi se jo gjithçka varet prej tij.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në fillim të takimit unë kam prezantuar një dokumentacion Borrell-it e Lajcak-ut lidhur me rrëmbimi n e tre policëve të Kosovës në Leposaviq, më 14 qershor, kur janë bërë më shumë se një javë e që po mbahen peng nga Serbia në burgun e Kralevës”, duke kërkuar që ta dënojnë agresine e Serbisë ndaj Kosovës publikisht.

Tutje, kryeministri Kurti tha se është diskutuar edhe për de-eskalimin, ku nënkuptohet largimin e grupeve kriminale që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e trupave të policisë në ndërtesën komunave.

“Ndërkaq sa i përket zgjidhjes më të qëndrueshme, natyrisht se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri me një proces qe i paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur e fer dhe nga zgjedhjet e lira e demokratike”, tha mes tjerash Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]