fbpx

Certifikohen listat e kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së

nga Revista Kosovarja

KQZ ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmerin e Kosovës si dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë arritur të certifikohen nga KQZ.

Kujtojmë se KQZ sot ka votuar për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për deputetë. Në mbledhje nuk u certifikuan listat e subjekteve që nuk i kanë zëvendësuar kandidatët për deputetë që sipas KGjK-së kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.Kujtojmë se për këto vendime, subjektet kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 24 orëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]