fbpx

‘Ç’është kjo që ke bërë?’, si reagoi gruaja e Tan Bramës kur pa kërcimin sensual me Monika Lubonjën

nga Revista Kosovarja

Një nga momentet më të përfolura nga ditëlindja e Monikës ishte kërcimi i saj sensual me koreografin dhe ish-banorin e “Big Brother VIP”, Tan Brama.

Dyshja performoi në një karrige dhe ky moment u bë viral kudo në rrjet.

Tani ka folur lidhur me këtë kërcim ditën e sotme dhe tregoi si reagoi bashkëshortja e tij. “Ç’është kjo që ke bërë?” e kishte pyetur partnerja dhe Tani ishte munduar të kalonte situatën me qetësi dhe sportivitet.

“Ishte Freestyle dhe nuk e kishim përgatitur. Po mendonim çfarë të bënim ndonjë gjë ndryshe. I kisha thënë dikur se nuk dinte të kërcente por aty më ndiqte shumë bukur. Duhet ta kishim bërë që në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kur pashë karrigen dhe muzikën në sfond thashë ‘Do bëjmë këtë gjë’. Përveç pak komenteve negative, duket se e kanë pëlqyer njerëzit. Kurse gruaja më tha: “Ç’është kjo, ç’ke bërë? Kishe bërë super kërcim mbrëmë.” Unë nuk i kisha thënë gjë por e kishte parë. I thashë: “Gjëra të thjeshta, duhej të kishte ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Po të ishte e fshehur, nuk do e bëja”, tregoi Tani i ftuar në “Breaking” në Top News.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]