fbpx

Çfarë bëri Alban Ramosaj në momentin që mendoi se fluturimi me avion do të kishte një përfundim tragjik?

nga Revista Kosovarja

Ndër shumë udhëtimet me avion që Alban Ramosaj ka bërë, ky i fundit do të mbetet gjatë në kujtesën e tij si më i frikshmi.

Në momentin e uljes, avioni kishte pasur vështirësi teknike, dhe në njërin nga krahët e tij po dilte tym.

Në këtë moment, ai i kishte dërguar mesazh motrës së tij, Beatrix duke i dërguar të gjitha të dhënat e tij personale si kode bankare dhe fjalëkalime.

Por në fund, gjithçka shkoi mirë!

Eksperiencën e tij ai e ndau me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke sqaruar se çfarë kishte ndodhur në ato momente.

“Mbijetova në një fluturim, ku pajisjet e uljes nuk funksiononin dhe sapo prekëm pak tokën, piloti u detyrua të ngrihej prapë në ajër pasi që një tjetër mjet ajror ishte në pistë. Sikur kjo të mos mjaftonte, dilte tym nga krahu u djathtë i avionit. Fizikisht jam në rregull”, shkruan ai.

“Gjithashtu, gjatë këtyre momenteve i dërgova motrës sime të gjitha kodet, fjalëkalimet dhe pin-at e bankës. Por tani jam i zërë duke i fshirë ato mesazhe (qesh)”, përfundoi shkrimin këngëtari.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]