Këngëtarja Nora Istrefi është në top formë fizike, ndërkohë që qëndron shumë mirë edhe në anën profesionale, atë të muzikës, ku gjithmonë sjell hite, këngë tejet të pëlqyera nga publiku.
Këngëtarja e hitit “Anna”, prej kohësh është nënë beqare, pasi është ndarë nga bashkëshorti i saj, këngëtari Robert Berisha, me të cilin ishte bashkë për vite me rradhë.
Këngëtarja e popullarizuar ka një mbështjetje të jashtëzakonshme nga e ëma, nga e cila gjithashtu e ka trashëguar talentin për muzikë. Syzana, është përherë pranë të bijave të saj.
Ndonëse ajo nuk po del vetë në televizion, këtë e bëri pak muaj më parë për Noren, duke u shfaqur si surprizë në “Dua të të bëjë të lumtur”, pasi tha që ia kishte borxh Nores këtë gjë, shkruan “Kosovarja”.