fbpx

Çfarë do të bëje me paratë nëse do fitonte BBV, Arjola Demiri: Do blija një shtëpi për veten dhe fëmijët e mi

nga Revista Kosovarja

Që kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja Arjola Demiri e ka bërë të ditur qëllimin e saj.

Ajo ka treguar se fëmijët janë arsyeja e vetme pse i është futur kësaj sfide, duke potencuar se çmimi i madh i fitores është shumë i volitshëm për t’i ofruar asaj dhe fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë.

Kjo fjali e aktores u theksua edhe një herë në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP.

Kur gjatë programit u transmetua ajo se çfarë banorët kishin thënë gjatë javës në lojën e sinqeritit, një nga pyetjet që i ishte drejtuar Arjolës kishte qenë pyetja: “Çfarë do të bësh me paratë e çmimit nëse fiton Big Brother VIP?”.

Përgjigja e aktores tropojanë ka qenë e shpejtë dhe e prerë, duke thënë se me paratë e çmimit të madh, do t’iu blinte fëmijëve të saj dhe vetes një shtëpi.

Përndryshe, banorët VIP të këtij edicioni të Big Brother, luftojnë për çmimi ne parë, vlera e së cilit këtë vit është 100 mijë euro.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]