fbpx

Çfarë duhet të bëni kur harroni të përdorni deodorant?

nga Revista Kosovarja

Deodoranti është pjesë e rëndësishme, por mund të zëvendësohet me diçka tjetër nëse harroni ta përdorni atë.

Në mëngjes me nxitim keni harruar të aplikoni deodorant në trupin tuaj dhe keni filluar të ndjeni erëra të pakëndshme nën duar sapo keni ardhur në punë? Mos u shqetësoni, ju mund të shpëtoni nga aromat e pakëndshme me një produkt zëvendësues që shumica e grave mbajnë në çantë, transmeton lajmi.net

Çfarë të nevojitet?

Peceta të lagura për dezinfektimin e duarve (me alkool dhe mundësisht pa erë artificiale)

Çfarë duhet të bëni?

Ngrini duart lart, fërkojeni lëkurën nën sqetull me një pecetë dhe mbajini duart e ngritura për disa sekonda para se të thahet.

Pse funksionon kjo?

Një erë e pakëndshme nën sqetull shkaktohet nga bakteret. Fërkimi i alkoolit, i cili është përbërësi kryesor i këtyre pecetave, largon bakteret dhe rrjedhimisht aromat e padëshiruara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]