fbpx

Çfarë e bëri të shpërthejë në lotë Miley Cyrus gjatë performancës në ‘Super Bowl’?

nga Revista Kosovarja

Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus, ka shpërthyer me lot pasi performoi në koncertin ‘Super Bowl’.

28-vjeçarja jo vetëm që dha spektakël për fansat, ajo po ashtu është ndjerë e mërzitur për punëtorët e vijës së parë, shkruan Daily Star.

Ajo kishte kënduar edhe këngën “Wreking Ball”, me të cilën dëshiron të tregonte se sa e shkatërruar është.

“Po këndoj këtë këngë, Wreaking Ball për të treguar se sa e thyer dhe e shkatërruar jam, çdokush është duke u përballur me probleme të shumta”, është shprehur ajo.

Po i njëjti projekt ishte realizuar vite më parë, që përshkruante marrëdhënien që kishte me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth.

Artistja po ashtu këndoi këngën “Prisoner”, derisa iu bashkëngjit edhe ikona e muzikës pop, Billy Joel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]