Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çfarë i ndodhi trurit tonë duke ndejtur me familjen në shtëpi?

nga Kosovarja
8 muaj më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Karantina ka qenë një bekim, por dhe një mallkim për shumë familje dhe sidomos çifte. 

Shtrohet pyetja: çfarë ndodh në trurin tënd nëse je me partnerin në shtëpi, 24 orë në 24, 7 ditë në 7 nga e hëna në të diel siç deri tani kemi qenë dhe nuk dihet si do shkojë? Dhe çfarë efekti ka e gjithë kjo situatë në kiminë e çiftit? Por edhe cilat janë ndryshimet e mundshme në mirëqenien tuaj të përgjithshme?!

Dr. Helen Fisher, është studiuese e sjelljes njerëzore, njëherësh shkencëtare e vjetër e kërkimit shkencor në Institutin Kinsey në SHBA. Pasi ka kaluar më shumë se 40 vite të jetës së saj duke studiuar dashurinë romantike dhe evolucionin e marrëdhënieve, dr. Fisher ka vëzhguar këtë periudhë edhe faktin se çfarë i bën dashuria trurit dhe si karantina ka qenë një sfidë e paparë për çiftet.

Meqenëse nuk është saktësisht e natyrshme të jetosh, të punosh, të hash, të flesh dhe madje edhe të stërvitesh në të njëjtën hapësirë me partnerin, Fisher beson se karantina paraqet një situatë jo fort normale për çiftet.

Mënyra se si truri juaj reagon nën rrethana të ndryshme, në masë të madhe varet nga shëndeti dhe cilësia e marrëdhënies tuaj, diçka që me siguri është evidentuar edhe më shumë në karantinë.

“Nëse jeni në një partneritet shumë të lumtur, duke kaluar më shumë kohë me njeriun e zemrës, kjo do të nxisë sistemin e dopaminës, duke ju dhënë optimizëm, energji dhe motivim, forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e pragut të dhimbjes”, thotë Fisher.

Disa nga këto kimikate të trurit që ndjehen mirë janë në të vërtetë nën kontrollin tuaj. Sipas Fisher, prekja fizike mund të luajë një rol të rëndësishëm në reagimin e trurit tuaj gjatë karantinës. Mos e nënvlerësoni fuqinë e një përqafimi të thjeshtë ose të një puthjeje, këto akte mund të shkaktojnë një lëshim të oksitocinës, e cila rezulton në një lidhje më të thellë me partnerin tuaj.

Një raport i Shkollës Mjekësore të Harvardit vë në dukje se oksitocina është përgjegjëse për ndjenjat e qetësisë dhe sigurisë, të cilat ndoshta janë shumë të nevojshme gjatë një krize globale.

Nga ana tjetër, ajo që ndodh në trurin tuaj gjatë karantinës nëse marrëdhënia juaj është jo fort e qëndrueshme është krejt ndryshe nga ajo që ndodh në një raport të lumtur dhe të qetë.

“Nëse jeni i/e bllokuar në një partneritet që nuk funksionon, kjo është shumë stresuese dhe stresi kronik zvogëlon sistemin e dopaminës dhe mund t’ju bëjë të ndjeheni letargjikë dhe në depresion”, shpjegon Fisher.

Nëse, ju irritoheni kur kaloni vazhdimisht kohë së bashku, kjo mund të shkaktojë një përgjigje stresi në tru, çka çon në aktivizimin e sistemit nervor simpatik dhe pompimin e adrenalinës në qarkullimin e gjakut, shkruan Class.

Dikush mund të supozojë se karantina është një vrasës i dopaminës, por në fakt, Fisher shpjegon se është duke motivuar shumë njerëz që t’i lëvizin gjërat. Çiftet duhet të përqafojnë hobi të reja, duhet të provojnë receta të reja në kuzhinë, të kenë fantazi në shtrat, etj.

Të bërit e diçkaje të re nxit dopaminën, hormonin aq shumë të kërkuar të dashurisë romantike dhe ju befas futeni në një fazë të “muajit të mjaltit” dhe aspak të një karantinimi ose izolimi të padëshiruar.

Ndaj, shumë kujdes!

Etiketa: KoronavirusiFamiljaShtepiaizolimi

POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

Çfarë gabimi ka në këtë foto?

1 orë më parë
Kuriozitete

Pozita se si flini përcakton diçka për personalitetin tuaj

19 orë më parë
Kuriozitete

Momenti kur gazetarja ngacmohet nga një person gjatë raportimit direkt

1 ditë më parë
Kuriozitete

Nuk e dinte se ishte shtatzënë, 18-vjeçarja vdes pasi lindi në shtëpi

1 ditë më parë
Kuriozitete

Tregoni në sa ora zgjoheni, të ju themi se sa para fitoni

2 ditë më parë
Kuriozitete

Vajza 21-vjeçare thotë se Covid-19 i’a shpëtoi jetën

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Lajçak pas Kurtit telefonon Gjuriqin

Kuleç me hudhër dhe vaj ulliri

Edhe 11 mijë teste të reja për coronavirus arrijnë në Shqipëri

TË FUNDIT

Kjo është mënyra e duhur për të pastruar dyshemenë

10 minuta më parë

Era Istrefi veshë xhaketën hiç më pak se të 2250 eurove

25 minuta më parë

Taynës i rrafshohen të pasmet

55 minuta më parë

A e dini se sot është Dita Botërore e përqafimeve?

2 orë më parë

Belkizi ndan imazhin më të mirë me djalin

2 orë më parë

Kështu duket pamja e Samanta Karavellës pa make-up

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Bleron fokuson zingjirin e dukatit në mes të gjoksit

Yllka e zbulon tatuazhin që e ka në këtë pjesë të trupit

Edhe Donika Gërvalla i bashkohet Vjosa Osmanit

Bëni sytë e juaj më të mëdhenj duke praktikuar këtë truk

Engjëllushes t’ia shohim buzët, telefonin, apo…?

Patrisi prek me fjalët që shkruan për nënën e ndjerë

Lista e plotë e kandidatëve të LDK’së

Tayna ia kthen të pasmet gjigante kamerës

Vdes në moshë të re mjekja shqiptare

Kuptojeni a është i shëndetshëm uji me gaz

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci