fbpx

Çfarë i shtyn burrat të hidhen në krahët e një tjetër gruaje menjëherë pas një ndarjeje?

nga Revista Kosovarja

Me të drejtë mund të thoni se ai s’ishte i shumë i dhënë pas lidhjes dhe s’kishte ndjenja të sinqerta për marrëdhënien e mëparshme, kështu që vendosi të kërkojë diçka më përmbushëse. Sidoqoftë, këto ide janë të gabuara.

Në një raport, burrat lidhen emocionalisht po aq sa gratë, e shfaqin ose jo. Kur gjithçka merr fund, atyre u mbetet një boshllëk i madh emocional dhe në dallim nga gratë, ata nuk kanë ku të mbështeten për të nxjerrë dhe kuptuar trishtimin dhe dhimbjen që ndjejnë. Nuk u qahen dot miqve, nënave apo të kalojnë netë duke parë filma “për të qarë” e duke ngrënë akullore.

ADVERTISING

Burrat edhe mund t’i bënin këto gjëra, por stereotipet u kanë ngulitur në kookë se stoicizmi, të qëndruarit i fortë, të treguarit burrë, janë të vetmet gjëra të pranueshme për shoqërinë. Në të kundërtën, një burrë që qan dhe i ankohet shokëve për ndarjen bëhet objekt talljeje dhe mëshire.

Ç’të bëjë një burrë në të tilla raste? Është i lënduar, por s’ka kujt t’ia thotë. Të vuajë në vetmi do të thotë të rrëkëllejë shishe alkooli njëra pas tjetrës. Si rrjedhim, kupton që e vetmja mënyrë për të ndaluar shpërthimin e emocioneve është shtypja e tyre me një lidhje të re.

Kështu, ai e fokuson gjithë vëmendjen e tij emocionale dhe seksuale në një grua tjetër. Sa më shpejt ta lejojë gruaja në fjalë të kalojë në gjendjen e tij të përhershme burrërore dhe pa emocione, aq më mirë.

Sa më shpejt të lidhet me dikë tjetër pas një ndarjeje, aq më shumë dhimbje ndjen ai. Nëse e shihni ishin tuaj në krahët e dikujt tjetër disa ditë pas ndarjes suaj, dijeni që është shumë i lënduar dhe po përpiqet të ngjisë zemrën e thyer.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]