fbpx

Çfarë ka Sara më shumë se vajzat e tjera? Ledri rrëfen se si e bëri ajo për vete

nga Revista Kosovarja

Reperi Ledri Vula, ka treguar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” se çfarë e ka tërhequr tek bashkëshortja e tij Sara Hoxha.

Ai tha se ajo e ka mbështetur dhe kanë pasur raporte shumë të mira që në fillim, gjë e cila e ka mbajtur të gjatë marrëdhënien e tyre.

Për shumë vite ti Ledri, ke qenë ëndrra e shumë vajzave, ndoshta dhe je. Është e vërtetë që kur je i lidhur të duan më shumë femrat?

Po as më pak s’të duan. Të gjithë kemi qejf me pas diçka që nuk mundemi ta kemi.

Çfarë kishte Sara që ta fitoi zemrën?
“A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet. Ajo çfarë më ka tërhequr, na ka ecur muhabeti dhe shumë shpejt jemi njohur me njëri-tjetrin dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Raporti I mirë na ka mbajtur bashkë”, ka thënë reperi.

Ndërkohë, kujtojmë se çifti kanë edhe një vazjë të quajtur Poem Blu Vula.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]