Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë kishte bërë 30 vjet më parë Melihatja para tankeve të ushtrisë serbe

nga Revista Kosovarja

Opinionisti dhe analisti politik Dardan Islami, ka treguar disa detaje të reja për zyrtaren e LDK-së, Melihate Tërmkollin.

Mbi artikull

Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se Tërmkolli ishte një prej deputeteve të pakta që nuk i votuan amandamentet e Serbisë 30 vjet më parë.

Ai thotë se Tërmkolli atëherë ishte një vajze e re që nuk u tremb para takneve të ushtrisë serbe që e kishin rrethuar Kuvendin.

Sipas Islamit, për dallim nga ajo disa burra shqiptar i ngritën duart lartë nga frika.

Moneytizer Paragrafi 4

Islami thotë se Melihate Tërmkolli është trimëresh.

Postimi i plotë:

Melihate Tërmkolli ishte një nga të paktat deputete që nuk i votuan amandamentet e Serbisë para 30 vjete, një vajzë e re që nuk ju tremb syri nga tenkat e ushtrisë që e kishin rrethu Kuvendin, për dallim nga shumë burra shqiptarë që ngritën duart lartë nga frika, shantazhet besa disa “shqiptarë të ndershëm” edhe nga bindjet!

Ti lejmë hajgaret anash por Meli është trimëresh ka ditë dhe dinë me thane JO, kur të tjerët nuk guxojnë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]