fbpx

Çfarë kishte të shkruar në duar polici i dënuar për vrasjen e George Floyd

nga Revista Kosovarja

Derek Chauvin është shpallur në tri akuzat e tij për vrasjen e George Floyd. Polici amerikan ka marr verdiktin gjyqësor në një seancë që ka thyer rekordet e shikimit në SHBA.

Pasi i është konfirmuar fajësia, Chauvin është nxjerrur nga seanca në pranga nga dy policë. Mediat kanë arritur të kapin diçka të shkruar në duart e tij.

Avokati i Chauvin, Eric Nelson i ka konfirmuar TMZ-së se klienti i tij kishte të shkruar numrin e telefonit të tij.

“Nëse juria do ta shpallte fajtor për vrasje të shkallës së dytë, atij do t’i hiqej dorëzania. Chauvin e kishte të qartë se mund të ketë qasje të kufizuar në telefon. Për këtë, ai ka shkruar numrin tim të telefonit ngase do të kishte mundësia të fliste vetëm me mua” ka thënë avokati, Eric Nelson.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]