Mund të mendoni se keni zgjedhur atë ku dukeni më bukur, por nuk qëndron vetëm tek kjo.
Mund të mendoni se zgjidhni si foto profili në Facebook, Twitter, Instagram, atë foto ku ju duket se keni dalë më bukur. Por një studim i ri vërteton diçka tjetër: me ose pa vetëdije, zgjidhni atë foto profili ku shprehet personaliteti juaj.
Një kërkim mes 66 mijë fotove të profilit në Twitter ka zbuluar se fotoja e profilit zgjidhet për shumë arsye, që nga mosha apo gjinia e individit e deri tek më e rëndësishmja, personaliteti i tij.
Kështu, mbani parasysh se duke zgjedhur një foto profili e jo një tjetër, keni shfaqur një anë të caktuar të karakterit.
Por çfarë tregon fotoja juaj e profilit për ju?
Nëse keni vënë si foto profili fytyrën tuaj të buzëqeshur: Ju e dini mirë se çfarë presin njerëzit prej jush dhe si duhet të silleni në situata të caktuara.
Nëse në foto profili keni dalë me njerëz të tjerë: Me shumë gjasa jeni një njeri shumë ekstrovert e i shoqërueshëm. Këto lloj fotosh profili janë shpesh edhe tregues të një moshe të re.