Arbnora Ademaj, ish “Miss Peja”, që më pas fitoi titullin e “Miss Kosovës” dhe disa tituj të tjerë në spektakle bukurie brenda dhe jashtë vendit, së fundi është shndërruar në një nga personazhet më të përfolur të showbizit vendor, shkruan “Kosovarja”.
Arbnora, ka folur rreth ditëve të pandemisë, rutinës së re pa punë e angazhime dhe aktiviteteve që e presin pas largimit të gjendjes me të cilën po përballet gati e gjithë bota.
Ish missi, ka thënë se për disa ditë ka qëndruar pranë familjes në Pejë, ku edhe ka shijuar ushqimet tradicionale. Tani ndodhet në Prishtinë e vetme. “Më është çrregulluar plani i jetës, sepse nuk po bëjë asgjë të rëndësishme, vetëm po rrijë dhe po flasë me miq në telefon. Kam stopuar emisionin tim në TV, xhirimet e serialit në Turqi dhe gjithçka tjetër”, ka thënë Arbnora.
Ajo, ka treguar se pas përfundimit të pandemisë, do ti duhet të zhvendoset në Turqi për shkak të karrierës kinematografike që e ka nisur atje, ku do ta ketë një rol në një serial me rëndësi.
Bukuroshja kosovare ka folur edhe për filmin hit “Mrekullia në qelinë nr 7”, duke shtuar se regjisorin e filmit e ka mik. Ademaj, e ka cilësuar lartë lojën e aktorit kryesor, e madje ka treguar se regjisori i filmit në fjalë ka qenë në Kosovë dhe e ka parë mundësinë për të realizuar diçka për luftën këtu./Kosovarja/