Shkurte Fejza është një ndër këngëtaret më të popullarizuara në vendin tonë.
Ajo ka vite që është prezente në tregun muzikor ku edhe ka kontribuar shumë për muzikën popullore, shkruan “Kosovarja”.
Këngët e saj pëlqehen vazhdimisht, pasi që shumica prej tyre përçojnë tema patriotike, pikërisht ashtu siç janë edhe dashamirësit e muzikës së saj.
Madje, të veçantë Shkurte Fejzën e bën edhe stili i veshjes. Shumë shpesh në klipet e saj ajo është paraqitur me veshje tradicionale.
Edhe së fundmi, sjellë një kujtim të vitit 1994, ku shihen ajo dhe Hajrushi të veshur me veshje kombëtare./Kosovarja/.