fbpx

Çfarë mbeti Majkut merak që thotë “Para se me shku”…

nga Revista Kosovarja

Artisti i njohur shqiptar, Majk po vazhdon punën në sjelljen e projekteve të reja muzikore.

Një të tillë ai e ka paralajmëruar prej ditësh teksa edhe ndau një pjesë të shkurtër me fansat në rrjetet sociale.

Një këngë e zhanrit baladë nga Majk do të publikohet ditën e diel, më 9 prill, ka njoftuar reperi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai solli edhe disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e videoklipi më të ri në të cilat ai duket tejet elegant në kostum me ngjyrë të gjelbër.

“Majk- ‘Para se me shku. E diel ora 17:00”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e fotografive.

Ai ndërkohë aktualisht po e shijon suksesin e projektit më të ri me artisti Young Zerka “Ku je bre”, të cilën e publikuan në fundit të marsit.

Kënga e dyshes deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

https://www.instagram.com/reel/CqpzyBhgIXm/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]