Edhe pse gjumi gjatë natës është i domosdoshëm që organizmi i njeriut të jetë gati për funksionimin e përditshëm, shumë njerëzve u ka ndodhur që pas vetes të kenë një natë pa gjumë.
Por, edhe pse një natë pa gjumë nuk duket si diçka e rëndësishme, ajo mund ta dëmtojë organizmin tuaj.
Sipas rekomandimeve të organizatave shëndetësore, të rriturit duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë gjatë natës, ndërsa mungesa e gjumit mund ta rritë rrezikun e shumë problemeve shëndetësore.
Megjithatë, sipas studimeve të reja, vetëm një natë pa gjumë mund të jetë e dëmshme për organizmin tuaj.
Kur kaloni më shumë se 18 orë pa gjumë, presioni i gjakut do të fillojë të rritet dhe kjo rrit rrezikun e një ataku kardiak ose goditjeje në tru. Përveç kësaj, një natë pa gjumë mund t’i ulë ndjeshëm nivelet e testosteronit te meshkujt.
Përndryshe, gjumi me cilësi të dobët rrit rrezikun e obezitetit dhe diabetit, sëmundjeve të zemrës, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të tjera.
Sipas Healthdirect, mungesa e gjumit mund të rritë nivelet e dopaminës në organizmin tuaj. Edhe pse ky tingëllon si një lajm i mirë – sepse sa më gjatë të qëndroni zgjuar, aq më i mirë mund të jetë disponimi juaj – mjekët këshillojnë që të mos e bëni këtë në asnjë mënyrë. Në fakt, ata rekomandojnë që kohën e lirë ta shfrytëzoni për një shëtitje ose ndonjë lloj aktiviteti tjetër fizik. /Telegrafi/