fbpx

Çfarë ndodhi? Adele shihet e përlotur në një diskotekë homoseksualësh

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja britanike Adele i ka habitur të gjithë mbrëmë teksa shihej  duke qarë e duke pirë në një bar të njohur homoseksualësh në Londër. Ajo u zhvesh në të brendshme dhe kërcente në tub me striptistet, gjatë një ceremonie çmimesh të rangut të ulët.

Më pas këngëtarja shihej të humbiste ekuilibrin e të rrëzohej teksa ndiqte ceremoninë ‘G-A-Y’s Porn Idol’ nga seksioni VIP, në diskotekën “Heaven” në qendër të Londrës me një grup miqsh.

Edhe pse tha se kishte lënë alkoolin në tetor të vitit 2021, ajo u pa mbrëmë e përlotur teksa zgjatej nga zona e saj VIP duke pyetur spektatorët e tjerë “A më njeh njeri mua apo jo?”

Disa orë para festës së saj ajo kishte dhënë një intervistë disi më ‘të civcilizuar’ në programin e njohur britanik ‘Graham Norton Shoë’, ku tha se dëshironte të kishte një fëmijë me të dashurin Rich Paul, duke vijuar zhurmat se dyshja mund të jenë të fejuar.

Pasi u ngjit në skenë mes audiencës që brohoriste, Adele tha me shaka: “E bëra në brekë”.

Eventi ‘RuPaul ‘s Drag Race’ prezantohej nga transeksuali britanik Cheryl Hole me të cilin Adele postonte foto dje të shumta në Instagram.

Këngëtarja e dehur i kërkon më pas Cheryl të zgjedhin së bashku fituesit duke përdorur gjuhë mjaft vulgare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]