fbpx

Çfarë ndodhi me shtëpinë e parë të Luizit dhe Kiarës? Moderatorja shprehet hapur

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, menjëherë pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’ kishin zbuluar se po ndërtonin shtëpinë e tyre pranë Liqenit të Tiranës.

Megjithatë disa muaj më vonë, çifti vendosi të mos jetonte në atë shtëpi, pasi sipas tyre shtëpia rezultoi të ishte më e vogël nga sa kishin menduar fillimisht, shkruan “Kosovarja”.

Në postimin më të fundit të Kiarës, ku prezantoi shtëpinë e re ku janë vendosur aktualisht, nuk munguan komentet nga ndjekësit. Një prej tyre shkruante, “Shumë bukur, ama shtëpia te Liqeni ishte një mrekulli më vete.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elona Bakiu (@elona_bakiu)

Moderatorja nuk ngurroi të përgjigjej, duke shpjeguar arsyet që i shtynë ta lënë atë ambient
“Çështje gustos. Ajo ishte me stil tjetër, por me kalimin e kohës nuk të jepte ngrohtësinë e një shtëpie, sidomos përsa i përket arredimit. Përveç verandës që ishte shumë e bukur, pjesa e brendshme ishte pak e vogël dhe zona nuk ishte ndër të preferuarat tona,” është shprehur Kiara hapur.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]