fbpx

Çfarë ndodhi? Mozzik dhe Getinjo ndalohen nga policia

nga Revista Kosovarja

Dyshja Mozzik dhe Getinjo janë dy nga artistët më të preferuar të publikut shqiptar pas hiteve që lançojnë vazhdimisht.

Së fundmi, Mozzik ka paralajmëruar se do publikojë albumin e ri muzikor me titull “Lambozzik” në datën 14 shkurt, ditën e të dashuruarve. Ndër të tjera, ai tha se pjesë e albumit do të ishte edhe një videoklip në bashkëpunim me vëllain e tij, Getinjon.

Teksa xhirimet e klipit po realizohen në Zvicër, atyre u ka ndodhur një incident i papritur.

Ata janë ndërprerë nga policia zvicerane, e cila ka bërë kontroll në makinat luksoze që ishin pjesë e xhirimeve të videoklipit të reperave.

Ky aksion i policisë u përcoll edhe nga televizioni e mediat zvicerane, ku Mozzik e videoklipi i tij u bë kryefjalë në edicionin e lajmeve.

Ndërkohë, edhe vetë Mozzik dhe Getinjo e kanë bërë të ditur incidentin në rrjetet e tyre sociale, ku kanë ndarë pjesë nga momenti i kontrollit të policisë si dhe transmetimin në media të lajmit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]