Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë ndryshoj?Dikur e ofendonte, tani shohim komplimente nga Fationi për Melisën

nga Revista Kosovarja

Para se të hiqte dorë përfundimisht nga “Për’puthen”, Fation Kuqari hodhi akuza të forta për Melisa Lleshin. Ai u shpreh se ajo kishte krijuar lidhje të fshehtë me një nga djemtë e emisionit dhe shkoi aq larg sa e akuzoi vajzën flokëkuqe se ajo kishte kryer edhe marrëdhënie.

Mbi artikull

Fationi nuk preferoi të jepte detaje të tjera, ndërsa Melisa i hodhi poshtë këto akuza. Edhe pse Fationi nuk e tha emrin e djalit me të cilin pretendonte se Melisa ishte në lidhje, ndjekësit zbuloi se bëhej fjalë për Andi Shehin.

Madje, Melisa dhe Andi e konfirmuan vetë më vonë lidhjen e tyre të fshehtë, duke konfirmuar kështu fjalët e Fationit.

Marrëdhënia mes tyre s’ka qenë aspak e mirë dhe Fationi është shprehur më herët gjatë një interviste se do ta pështynte në fytyrë, por duket se pas përfundimit të emisionit, ujërat janë qetësuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Në një intervistë për “Natë Vere”, Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.

“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”- tha Fationi.

Me këtë deklaratë, ai la të kuptohet se gjërat mes tyre ishin harruar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]