Këngëtarja Edita Sopjani, derisa në kohën e fundit është fokusuar më shumë në televizion, po martohet.
Ajo ka postuar disa fotografi në Instagram nga festa e kanagjegjit, “Bride to be”.
Bukuroshja ka pozuar me veshje tradicionale, që po i shkonte asaj shumë derisa u shfaq edhe me fustan të bardhë ndërkohë që respekton traditat e ndryshme që janë pjesë e riteve të martesës.
https://www.instagram.com/p/CRHb-4Qha1J/?utm_source=ig_web_copy_link
Këngëtarja pati zbuluar se e ka përzgjedhur Afrim Muqiqin për të kënduar në dasmën e saj, ndërsa, pas martesës do të shkojë për të jetuar në Gjermani.
Kujtojmë se ditë më parë u publikua kënga e re e Editës, “Ndjenjat”, që është bashkëpunim me Agresionin.